Gjermania “fut në karantinë” Italinë. Ja shtetet e tjera që futen ne liste..

1088
0

Shqetesimi nga përhapja e Koronavirusit dhe shifrat e larta që ka Italia ditët e fundit, bëri që Gjermania të vendosë hyrjen ne karantine te shtetasve nga 11 rajone të shtetit apenin.

Sipas “La Stampa” bëhet fjalë për Valle d’Aosta, Umbria, Lombardia, Piemonte, Toscana, Veneto, Lazio, Abruzzo, Friuli Venezia Giulia, Emilia-Romagna, Serdegna dhe provinva e Bolzanoz, me heret dhe Liguria dhe Campania.

Të gjithë rezidentët e këtyre rajoneve, duke nisur nga e shtuna 24 tetor,  do te futen ne karantinim ose bërjen e tamponit.

Kontrolle edhe mbi Poloninë, Zvicrën, Irlandën dhe Mbretërinë e Bashkuar

Në listën “vendeve ne rrezik” të Gjermanisë bën pjesë edhe Austria, Bullgaria, Kroacia, Hungaria, Sllovenia, Suedia, Estonia, Irlanda, Lihteshtejn, Polonia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar.

Personat nga këto shtete, që futen në Gjermani, janë të detyruar të bëjnë tamponin ose të karantinohen në bazë të periudhës kohore që vendos secili Land.