Skip to content

Gjermani, mbyllen shkolla dhe dyqane, vendi futet ne izolim deri ne kete date..

    Gjermania ka vendosur mbyllje totale nga 16 dhjetori deri më 10 janar, kjo pasi shifrat e të infektuarve me COVID-19 është rritur në mënyrë të ndjeshme. Lajmi u dha nga kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila theksoi se masat e marra deri më tani për kufizime të pjesshme nuk kanë dhënë rezultatin epritshmë dhe se rastet pozitive çdo ditë po rriten në mënyrë eksponenciale. Ajo tha se sistemi shëndetësor është i lodhur dhe për këtë po merret masa e mbylljes totale të vendit për rreth 1 muaj.

    “Masat e vendosura më 2 nëntor nuk kanë vepruar sa duhet. Ne jemi përsëri dëshmitarë të një rritje të rasteve me COVID dhe një rritje eksponenciale të infeksionit. Ne e dimë që sistemi shëndetësor është tashmë shumë i lodhur. Ne kemi nevojë për veprime urgjente. Qëllimi mbetet që vendi të arrijë në shifrat e 50 rasteve të reja më 100 000 banorë në 7 ditë. Ky do të jetë një bllokim i vështirë dhe do të zhvillohet midis 16 dhjetorit dhe 10 janarit “, tha Merkel në një konferencë për shtyp.

    Kancelarja Merkel u takua me guvernatorët për të njoftuar vendosjen e një bllokimi të plotë në Gjermani duke filluar nga e mërkura, 16 dhjetor.