Gjermani/ Firmoset marrëveshja që do të rregullojë jetën e shumë shqiptarëve

1159
0

Qeveria e shteti Gjerman kërkon të mbështesë integrimin më të shpejtë të migrantëve në tregun gjerman të punës. Agjencia Federale e Punës dhe e ngarkuara për Integrimin, Widmann-Mauz nënshkruan një marrëveshje.

Integrim përmes punës. Qeveria gjermane kërkon të çojë përpara punësimin e migrantëve në Gjermani. Të hënën (28. 01) e ngarkuara e qeverisë gjermane për Integrimin, Annete Ëidmann-Mauz (CDU) nënshkroi bashkë me Agjencinë Federale të Punës një marrëveshje bashkëpunimi në Berlin. Me këtë marrëveshje synojmë të “çojmë përpara me intensitet e të bashkuar integrimin në e përmes punës”, tha politikania gjermane. Sipas saj një bashkëpunim që synohet të jetë i vazhdueshëm do të synojë të përmirësojë shanset e migrantëve në tregun e punës dhe të reduktojë rreziqet e diskriminimit. Mbështetje do të ofrohet sidomos në momentin e kalimit nga shkolla në jetën e punës.

“Puna është çelës i integrimit dhe ndihmon që të zësh vend në shoqëri”, tha Ëidmann-Mauz.

Ndërsa kreu i Agjencisë Federale të Punës, Scheele theksoi, se suksesi ekonomik i Gjermanisë varet edhe nëse “ia dalim të përdorim si duhet të gjithë potencialin e fuqisë punëtore në vend”.

Migrantët e rinj dhe prindërit e tyre duhet të informohen sa më mirë e të konsultohen në rrugën nga shkolla drejt profesionit. /DW