“I lutem stafit të TOP CHANNEL më hiqni videon dhe fotot sepse po tallen gjithë rrjetet sociale me mua, ju lutem”

Në puntatën e fundit të “Dua të të bëj të lumtur” (e shtunë, 26 janar) u trajtua historia e një djali të ri, që do të ishte harruar deri sot në rast se interneti nuk do t’i vihej kundër.

Në vija të përgjithshme historia ishte kështu: Arditi, 20 vjeç që prej kohësh punonte emigrant, pa ~rastësisht~ një profil në Instagram. I bëri follow, ajo e pranoi, biseduan për pak ditë dhe erdhi propozimi. Pasi u refuzua dhe dikush e ndaloi që t’i shkruante Loredanës, Arditi vendosi t’i drejtohej “Dua të të bëj të lumtur” për ta propozuar publikisht. Loredana e pranoi ftesën, u habit kur gjeti në anën tjetër të zarfit dikë që as ia merrte mendja, nuk pranoi të njihej me Arditin. Më pas, u largua nga studioja dhe shtoi se është në një lidhje me dikë tjetër.

Fill pas lançimit të historisë, interneti u bombardua me foto dhe video të emisionit përfshirë këtu komente tallëse, fyese. Në kanalin e YouTube-it të “Dua të të bëj të lumtur” komentet në videon e emisionit janë bllokuar, megjithëse mjafton t’i referohemi gjithë ç’shkruhet në Instagram për të kuptuar situatën.

Problemi qëndron tek përzgjedhja e historisë nga stafi si mjaftueshëm të përshtatshme për t’u transmetuar.

A nuk është e patolerueshme që dikush, që edhe pse i është thënë “Jo” disa herë, merr guximin dhe përkrahet nga televizioni për të propozuar publikisht të njëjtin person që e theksojmë i ka thënë “JO”. Ndoshta fare mirë mund të quhet edhe përndjekje, pa dashur ta dramatizojmë.

Një pjesë e mirë e njerëzve janë të mendimit që historia linte shumë për të dëshiruar. Pavarësisht se është diçka e zakonshme për të rinjtë e shek.XXI, kjo nuk e bën të përshtatshme për t’u trajtuar si histori në një program që ka tjetër qëllim, për të cilin do të flasim pak më gjerë në vijim.

 “Ju si program sinqerisht nuk duhet të pranoni më lloj-lloj historish aty. Ajo vajza kushedi sa është penduar që ka pranuar ftesën tuaj se dukej sa në siklet u ndje. Dhe ky djali, me ç’të drejtë vete e thërret tjetrën pa e njohur fare.” – shkruan dikush.

“[…] këto janë histori sa për të mbushur programin.” – është një tjetër koment.

“Sa kot e prishni emisionin me këto histori. Mos i humbni vlerat emisionit.” – vijon një tjetër.

Madje për më tepër, vetë protagonisti i historisë, Arditi, shkruan: “I lutem stafit të TOP CHANNEL më hiqni videon time dhe këto foto sepse po tallen gjithë rrjetet sociale me mua, ju lutem.”

Të gjithë e dimë si funksionon interneti, sa i pamëshirshëm është, sa të thjeshtë e kanë njerëzit të bëhen agresivë dhe abuzivë nën emrin e një profili anonim. Kështu, krejt papritur, Arditi dhe Loredana ishin meme-ja e preferuar e internetit dhe kjo jo për faj të tyre.

Për t’iu rikthyer edhe njëherë qëllimit të emisionit. Nga vetë emri, “Dua të të bëj të lumtur” ka për qëllim organizimin e suprizave dhe mesazheve përmes historive të ndryshme. Të paktën kështu është konceptuar referuar dy sezoneve të mëparshme. Në fund, supozohet që dikush të jetë i lumtur. Në këtë rast, kush u lumturua?! Askush, thjesht historia u fry e fry kot derisa plasi./revistaanabel/

- Advertisement -

Koincidenca fatale e familjes në Pogradec/ 25 vite më parë i ati u përplas për vdekje tek i njëjti vend ku vdiq dhe djali...

Një koincidencë fatale e ka ndjekur familjen ‘Mimimi’ në Pogradec. Ilir Mimimi, 55 vjeç, humbi jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e...

Ngriti në këmbë Francën, 15-vjeçarja shqiptare tregon arsyen pse u zhduk që nga 14 marsi..

Merina Syla, një vajzë 15-vjeçare shqiptare që jeton në Strasbourg të Francës, ishte zhdukur që prej 14 marsit, por fatmirësisht u gjet dje. Sipas familjarëve,...

Kur do të largohet i ftohti? Sinoptikania zbulon cfarë pritet në vijim: Nga e premtja deri në fund..

Sipas sinoptikanes se njohur Tanja Porja, sonte ne mbremje gjate natës si dhe ditët në vijim, kthjellohet Moti ne territorin shqiptar. Termomemtri ka zbitur...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.