Gjendet i vdekur një 40 vjeçar shqiptar në Itali. Detaji i çuditshëm pranë tij

411
0

Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në shinat e trenit të linjës Roma-Civitavecchia-Pisa në Itali, teksa policia ka zbuluar se kufoma i përket një 40 vjeçari shqiptar.

Sipas mediave italiane, shqiptari identiteti i të cilit nuk është zbuluar ende, mund të jetë përplasur nga treni.

Sakaq një detaj i çuditshëm thonë mediat është zbuluar pranë tij, ku thuhet se janë gjetur dy qen të ngordhur.

Policia po heton në lidhje me ngjarjen, ndërsa po investigojnë se mos rasti ka të bëjë me një vrasje të mundshme për shkak të dy kafshëve të gjetura që mund të kenë lidhje me të. SHI