Skip to content

Gjendeshin në çdo shtëpi para viteve ’90, këto janë objektet që të gjithë kemi nostalgji (Fotot)

    Me të hyrë në vitin 2019, u ndjemë papritur të përmalluar për filmin, teatrin, muzikën, artistët dhe kuturën e para viteve 90 dhe fëmijërinë tonë, ndaj vendosëm që përmes një serie artikujsh të përditshëm të rikujtojmë të shkuarën, figurat e mëdha të artit shqiptar por dhe traditat e vjetra. Mirë se vini në ‘Javën e nostalgjisë shqiptare’!

    Me siguri të gjithë jeni nostalgjikë për objektet e vjetra të shtëpisë, që i keni përdorur për vite me rradhë para se të vinit tek televizori me ekran të sheshtë, kondicioneri, kompjuteri, soba me energji elektrike, etj.

    “Xing.al” sjell më poshtë për ju objektet e vjetra të cilat tashmë nuk përdoren më, por që me siguri secili prej jush i ka pasur në shtëpi.

    Mobilimi i shtëpisë:

    Televizorët dhe radiot e kohës “Lura” apo “Iliria”

    Sënduk- kuti druri e mbyllur me dryn që shërbente për të mbajtur sende të ndryshme apo rroba

    Bufe

    Divane me kokë druri

    Karriget e vjetra

    Çentro- punim i thurur me grep që vendosej për zbukurim

    Kasa prej balte për të ruajtur paratë

    Qilim dhe rrugica lecke

    Peshku i qelqit që vendosej për zbukurim

    Makinat e vjetra qepëse

    Artikuj kuzhine:

    Sofra- Tavolinë në formën e rrethit me këmbë të ulëta, rreth të cilës njerëzit mbidheshin për të ngrënë

    Mashë- Dy krahë të gjatë hekuri e me maja të kthyera, që përdorej për të kapur thëngjij të ndezur

    Dybeku- Enë druri që shërbente për të bërë gjalpin

    Mulliri i kafesë- Objekt që shërbente për të bluajtur kokrrat e kafesë

    Hekuri me prush

    Shtambë për të pirë ujë

    Shishet e qelqit- Shërbenin për të mbajtur qumësht ose kos

    Okllai- shkop që shërbente për të hapur petat e byrekut

    Objektet e ngrohjes:

    Sobat e drurit të asaj kohe

    Mangall- Tas metalik i cili mbushej me prush dhe shërbente për t’u ngrohur

    Vajguri: Përdorej për ndriçim dhe ngrohje- Furnela me vajgur,

    Llambë ose kandil me vajgur,

    Dush me vajgur

    Vajguri përdorej edhe për largimin e parazitëve nga koka

    Reflektor

    Artikuj shkollorë:

    Penë me shishe boje për të shkruar

    Çantat e shkollës së asaj kohe

    Shalli i pionerit- shall i kuq në formë trekëndëshi që lidhej në qafë

    Objekte të higjenës personale:

    Xham- Sheqer i shkrirë me lëng limoni që përdorej për depilim

    Bar Venediku- krem me bimë, i përgatitur vetë, i cili shërbente për depilim, transmeton “Xing.al

    Sapun Rrogozhine

    Sapllake- enë e vogël që shërben për të mbushur ujë

    Shami dore- Quheshin mendile ose çerve

    Govatat e llamarinës

    Higjena e shtëpisë:

    Kacia- Lopatë plehrash metalike me bisht të gjatë

    Fshesë maraske dhe fshesë melakuqe- Fshesa të ndërtuara në mënyrë artizanale me bimë të thara

    Objekte për qerasje:

    Setet e qerasjes; filxhanë, gota, tabaka, pjata reçeli

    Çamçakëz me grurë, parafinë ose me qumështin e gjetheve të fikut

    Cigaret e asaj kohe; “Gent”, “Durrësi”, “Arbëria”, “Partizani”, “Kongres”, “45 vjetori”, “Dukat”, “Rozafa”, “Kruja”, “Diamant”, etj.

    Veshmbathjet:

    Galloshe- Këpucë llastiku që visheshin mbi një palë këpucë të tjera në baltë ose kur moti ishte me shi

    Nallane- shapka prej druri

    Shapkat dhe sandalet plastike

    Sende vetjake:

    Sahat xhepi- orë pa rrip që mbahej në xhep

    Tespi- Rruaza të lidhura me një litar që mbaheshin në dorë


    Produkte farmacie:

    Aspirinat e vjetra

    Prezervativët në atë kohë quheshin “Shkrepëse rinia”, ndonëse nuk kemi foto.

    Lodrat e asaj kohe

    Kartmonedhat dhe qindarkat e vjetra