Basha: Evropa po pret që të rrëzojmë Ramën

Edhe 3 ditë nga protesta e opozitës, Lulzim Basha po përpiqet të bindë shqiptarët se rrëzimin e Edi Ramës po e presin edhe ndërkombëtarët.

“Europa po pret, i ka sytë nga ne. Në Europë, kjo qeveri do të kishte rënë dhe gjysma e saj do të ishte në burrg. Ndaj, më 16 shkurt, kjo forcë dhe fuqi është mbi Parlamentin e hajdutëve, mbi qeverinë e hajdutëve, është bashkim europian dhe kushtetues”, tha Basha.

Udhëheqësi i opozitës kërkoi nga burrelsit të marrin shembullin europian për të dërguar pas hekurave shtetarët që vjedhin popullin.

“Në Europë i përzënë hajdutët, i çojnë në burrg”, tha Basha.

Prej 16 shkurtit, kryedemokrati beson se do të vendoset një standard i ri, ku qeveria do të jetë ajo që do të ketë frikë nga populli, e jo e kundërta.

- Advertisement -

Fëmijëria e humbur e Mihalit: Babai i alkoolizuar më shkatërroi familjen

Mihali nuk arrin dot ta cilësojë fëmijërinë e tij si të lumtur. Në rrëfimin e tij për “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E...

Gazetari humb jetën ditën e sotme, vëllai i tij bën postimin prekës për të..

Gazetari i njohur sportive, Saimir Demi, ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare. Lajmi i trishtë është konfirmuar nga vëllai i tij, Enkel Demi. Gazetari i...

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në moshë të re gazetari i njohur

Është ndarë sot nga jeta në moshën 57-vjeçare Saimir Demi, gazetari i njohur sportiv me një karrierë 30-vjeçare. Prej kohësh pjesë e RTSH-së, Demi ka...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.