Gjenden të mbyllur 6 fëmijë në një bodrum, arrestohet babai “monstër”

81
0

Një baba është arrestuar pasi gjashtë fëmijët e tij u shpëtuan nga një bodrum në një fshat të largët në Austri, sipas mediave të huaja.

Tom Landon u kap nga policia pasi thuhet se sulmoi punonjësit socialë në fshatin austriak Obritz.

54-vjeçari deri vonë punonte në IT në Londër, duke cituar zyrtarë austriakë. Zyrtarët qeveritarë u informuan nga fqinjët, të cilët pretenduan se kishin dëgjuar zërat e fëmijëve që vinin nga ndërtesa.

Menjëherë autoritetet u organizuan dhe pas kërkimeve zbuluan edhe bodrumin e tmerrit, ku gjashtë fëmijët kishin qëndruar të mbyllur prej disa kohësh.