‘Gjejini një burrë që të qetësohet’, gazetarja i përvishet Jul Dedës: Gruaja jote..

2818
0

Një artikull i gazetares Mira Kazhani për protestën e Astirit, shkaktoi diskutime mes saj dhe humoristit Jul Deda.

Gazetarja u shpreh se protesta e Astirit nuk pati mbështetje të gjërë ashtu si protesta e studentëve vitin e kaluar.

“Në kauzë dhe në formë dështoi duke ngjallur antipati tek qytetarët e tjerë. Një fotografi e Shqipërisë 30-vjeçare të keqpërdorur. Dhe që dhe pas gruas që mallkoi para mikrofonave dëmshpërblimin 130-milionësh për shtëpinë e saj, duke e quajtur tallje, ka shumë që do duan të gjejnë dikë të tallet me këtë vlerë. Shumë shqiptarë që i kanë blerë shtëpitë me borxhe, me kredi, që nuk e kanë ndezur kondicionerin në ditët e ftohta, për të kursyer, që nuk kanë mundur të blejnë ç’kanë dëshiruar e të plotësojnë ëndrra, për shkak të çmimit me të cilin duhet të siguronin një shtëpi”, shkruan gazetarja.

Aktori ka reaguar për këtë shkrim me një status në rrjete sociale uke shkruar: “Kësaj gazetaruçes populiste, që protesta e banorëve të Astirit i duket dështim, gjejini një burrë të qetësohet se gjynah”.

Sot, azetarja i është përgjigjur aktorit duke e publikuar statusin e tij në Instastory e duke thënë: “I dashur Juli. Është e vërtetë që nuk kam akoma një burrë. Më sa shoh, as gruaja jote nuk ka”.