“Gëzuar babo, të dua shumë”, Rudina Dembacaj uron publikisht ish-bashkëshortin për ditëlindje

747
0

Jeta private e aktores se humorit Rudina Dembacaj ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, fillimisht për ndarjen nga ish-bashkëshorti dhe më pas për lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku.

Ajo poston here pas here foto nga jeta e saj e përditshme sidomos gjatë ditëve të karantinës të cilat po i kalon së bashkku me Mark Frrokun dhe vajzën e saj, Viktoria.

Por edhe pse e divorcuar, Rudina ruan edhe një marrëdhënie shumë të mirë më ish-bashkëshortin e saj, Aleksandër Varfaj. Ditën e e sotme Aleksi ka ditëlindjen dhe Rudina Dembacaj e ka uruar publikisht.

Ajo ka postuar një foto të tij me vajzën Viktoria sipër së cilës shkruan. “Gëzuar ditëlindjen babo, të dua shumë Viktoria. Dy pika uji”.