Gazetari hakërrehet ndaj Metës, Berishës e gjithë politikanëve: Shurdhmemecë! Ç’dreqin duhet të bëjnë grekët më shumë, që ju të …

605
0

Një reagim deri hakërryes ka qënë ai i bërë nga gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka shpërthyer si kurrë më parë me akuza ndaj të gjithë politikanëve shqiptarë, me në krye Ilir Metën dhe Sali Berishën. Duke komentuar në Report Tv ngjarjen më të fundit të varrimit të ekstremistit grek dhe bllokimin e rrugës nga protestuesit grekë, Hoxha sulmoi ashpër politikanët, të cilët kanë heshtur sot për këtë ngjarje. Gazetari e quajti Presidentin Meta një shurdhmemec dhe struc, ndërsa denoncoi ashpër dhe heshtjen e Ramës apo Sali Berishës.

“Meta është roja e Kushtetutës, por nuk e ka thënë një fjalë. Si ka mundësi që Meta, që nuk lë male e kodra pa shkuar, nuk thotë asnjë fjalë për këtë ngjarje. Ka heshtur, shurdh-memec, struc. Meta kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Klement Balilin dhe nuk e kërkon për një ngjarje të tillë. Nuk mund të fshihemi pas gishtit. Çfarë duhet të bëjnë më shumë grekët, me pushkë e provuan, edhe sot e demonstruan botërisht çfarë mendjeje kanë dhe qëllimet e tyre. Kush paguhet nga ky vendi sot ja ka futur gjumit. Rama ka heshtur, Bushati po ashtu, ministri i Mbrojtjes, dhe ai i Brendshëm i sapo emëruar.

Shefi i opozitës, nuk thotë asnjë fjalë, vetëm denoncon nga mëngjesi deri në darkë. Ka heshtur njeriu që denoncon në çdo moment, Sali Berisha. Kush ua ka qepur gojën këtyre? Çfarë dreqin ka ndodhur sot me këta njerëz, që supozohet të jenë elita, kanë heshtur dhe kanë kafshuar gjuhën”, theksoi Hoxha.