Gati për fundjavën? Mësoni më parë parashikimin e motit!

642
0

Pas ditëve të nxehta të gushtit, moti pritet të sjellë temperatura më të ulëta dhe vranësira këtë shtator.

Ditën e sotme pritet që vranësirat dhe kthjellimet të alternohen me njëra-tjetrën gjatë orëve të para të paradites në të gjithë vendin.

Ndërsa pasditja do të sjellë rrebeshe shiu në qendër të territorit dhe në zonën malore.

Temperaturat mesatare do të luhaten nga 13 deri në 32 gradë celsius.

Përsa i përket ditës së nesërme, paraditja do të ketë vranësira dhe kthjellime.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë rrebeshe shiu kryesisht në zonat veriore dhe lindore, ndërsa rreshje të pjesshme dhe vranësira në qendrën e vendit.

Temperaturat mesatare do të arrijnë nga 12 deri në 31 gradë celsius.