Sa e veçantë, fansja i bën super surprizën Alban Skenderajt

893
0

Këngëtari dhe kantautori i njohur, Alban Skenderaj, është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Albani dhe Miriami kanë një numër të madh fansash dhe shumë ndjekës në Instagram.

Së fundmi, këngëtari ka zbuluar se njëra nga fanset e tij e ka suprizuar duke i përgatitur një dhuratë shumë speciale. Në një postim në Instastory, ai ka hedhur një orë e cila në qendër ka të stampuar një foto të dasmës së Miriam dhe Albanit.

“Dhuratë nga një fanse, s’më kujtohet emri”, ka shkruar Albani pranë dhuratës.