Mbrëmë, gjatë emisionit “Proçesi Sportiv” ishte i ftuar tenori i njohur Kastriot Tusha i cili bëri dhe hapjen e emisionit. Menjëherë pas performancës së tenorit, moderatori Edi Manushi ka bërë një gafë të pafalshme, e cila po bën xhiron në rrjet.

Ai e ka ngatëerruar Kastriot Tushën, me aktorin Kastriot Çaushi. Kjo nuk është hera e parë që Moderatori bën gafa në emision por sidoqoftë janë gjëra që ndodhin në transmetimet live.

Për fatin e tij të mirë, gafa e tij u kap shpejt nga moderatorja Ilda Bejleri, e cila bëri që situata të kalohej dhe me shaka.
“Mirëmbrëma zonja dhe zotërinj. Ah sikur të fillojë edhe një herë ndeshja sot me Kaç Çaushin”, tha ai. “Me Kaç Tushën”. I zënë ngusht, Manushi shton: “S’ka rëndësi. E rëndësishme është që Kaçi këndoi”. Video
Kastriot Tusha i ftuar në studio tregoi se ai është shumë i indinjuar pasi Ardit Gjebrea nuk e kishte ftuar për të performuar himnin gjatë inagurimit të stadiumit ‘Air Albania”