Futbollisti shqiptar merr këtë dhuratë speciale nga Neymar [FOTO]

618
0

Nuk ndodh shpesh të marrësh dhuratë nga Neymar!

Ylli brazilian është padiskutim një nga futbollistët më të mirë në botë dhe kandidati potencial për të mposhtur hegjemoninë që kanë vendosur Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo. Mund të duket pak arrogant në fushë, por jashtë saj Neymar nuk qenka i tillë. Ai i ka bërë një dhuratë speciale futbollistit shqiptar Renato Arapit. Ish-mbrojtësi i Skënderbeut dhe Partizanit Renato Arapi i cili prej 2 sezonesh luan në Turqi me Bolusporin, ka marr 1 dhuratë speaciale nga ylli i kombëtares se Brazilit, pikërisht një fanellë të firmosur nga vetë Neymar.

Arapi e ka postuar në “Instagram” fanellën ku duket se për këtë dhuratë ka qenë ndërmjetës shoku i skuadrës së futbollistit shqiptar, Andre Santos, njëkohësisht shok i Neymar.