‘Fundoset’ Dollari amerikan, pëson rënien më të fortë në 2 muaj, ja si e mbyllën javën valutat e tjera

66
0

Dollari amerikan ka pësuar rënien më të fortë në 2 muaj teksa ka humbur rreth 3 pikë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 113.7 lekë dhe duke u shitur me 115.5 lekë sipas kursit të këmbimit vendas.

Paundi britanik e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pasi në raport me ditën e enjte blihet këtë mëngjes me 132.7 lekë dhe shitet me 134 lekë duke regjistruar kështu një rritje të lehtë të vlerës.

Franga zvicerane gjithashtu ka shënuar rritje mëngjesin e kësaj të premte në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 117.6 dhe duke u shitur me 118.5 lekë.

Referuar tregut të brendshëm valutor monedha europaine nuk ka shfaqur luhatje të konsiderueshme të kuotës teksa shfaqet edhe sot relativisht konstante duke u blerë me 116.5 lekë dhe duke u shitur me 117.2 lekë.