“E kam shijuar shumë por..” Gruaja e Ramush Haradinajt: Kur pa balerinin që më ngrinte lart, ja cfarë bëri..

611
0

Pas përfundimit të eksperiencës së saj në spektaklin “Dance Albania”, Anita Haradinaj ka rrëfyer dissa detaje nga kjo përvojë.

Ajo tha se u largua nga spektakli këtë të hënë për shkak të problemeve shëndetësore, por nga ana tjetër e ka cilësuar si një eksperiencë shumë të bukur, të cilën e ka shijuar shumë.

Anita Haradinaj tregoi në një intervistë në “Klan Tv” se bashkëshorti Ramush Haradinaj i cili në fillim e kishte mbështetur, kur kishte parë spotin në të cilin balerini ngrinte lart Anitën, për tre ditë ai nuk e kishte marrë në telefon.

“Nuk është se e ka parë. E kam thënë në fillim edhe në intervista të tjera që ai në fillim kur i thash unë do marrë pjesë te “Dance Albania, më tha bëj çfarë të duash, ti e njeh televizionin, si të duash bëj, e mirë dhe unë erdha. Kur doli promoja e emisionit dhe që i balerini më ngriti lart në ajër, nuk më mori në telefon për tre ditë. Unë shkoja në prova dhe u thoja të gjithëve s’më ka marrë Ramushi në telefon.

Nejse një ditë të bukur u thosha pastaj, “hë se sa të shkoj në shtëpi rregullohet…”. Se filluan të shqetësoheshin të gjithë “moj të mori Ramushi” u thoja, “jo s’ka gjë se e rregulloj sa të shkoj në shtëpi”. Sa shkova në shtëpi e rregullova atë muhabet”, u shpreh Anita Haradinaj.