Tetori i ngrohte/ Rikthehen temperaturat e larta, ja cfare parashikohet per Motin ditet ne vijim..

354
0

Ditët e fundit të Shtatorit do të jenë ngrohta dhe pa reshje. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve fundjavë do të jetë e përshtatshme për ata që duan të shijojë bregdetin edhe tani në vjeshtë.

Sipas sinoptikanëve, jo vetëm mesdita, por edhe mëngjeset do jenë më të ngrohta. Edhe muaji Tetor do nisë ngrohtë, madje sipas sinoptikanëve temperaturat maksimale do jenë rreth 5 gradë mbi vlerat tipike të këtij muaj.

Temperaturat e larta kanë bërë që jo vetëm qytetarët vendas, por në bregdet të ketë edhe shumë pushues që shijojnë plazhin.