Fundjava me temperatura të larta, por java e dyte e Gushtit nis ndryshe, ja kur kthehen rreshjet e shiut

4
0

Kjo fundjavë do të shënojë sërish temperatura të larta, ku në disa zona termometri pritet të kapercejë vlerën e 39 gradë Celsius.

“Fuqizohet vala e të nxehtit duke bërë që në fundjavë të kemi temperatura mbi 35 gradë në veri dhe në ultësire mbi 39 gradë.”

Edhe pse me temperatura të larta në veri, e diela nuk do të kalojë pa rrebeshe te shkurtra shiu. Java e dytë e Gushtit do të nisë me reshje shiu dhe ulje të temperaturave.

“Java që vjen sjell mot të paqëndrueshëm duke bërë që të kemi reshje shiu të konsidrueshme dhe pas mes javës rënie të temperaturave me 3 gradë.”

Sinoptikanët parashikojnë që temperaturat e larta të jenë sërish prezente në vendin tonë deri në fund të verës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.