Frrok Çupi: Tom Doshit i bihet në qafë kot

424
0

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, analisti Frrok Çupi u shpreh se politika në kohët e fundit me z. Doshi është sjellë si Komunizmi me Ballin gjatë viteve të komunizmit, e ka targetuar ashtu kot.

Çupi: E njoh nga afër si person dhe kam përshtypjen se kolegët e mi janë më larg nga sa është personaliteti i Doshit. Politika në kohët e fundit me z. Doshi është sjellë si Komunizmi me Ballin gjatë viteve të komunizmit, e kanë targetuar ashtu kot.

I kanë bërë akuza nga më të tmerrshmet, që i ka shitur, i ka blerë. Realisht nuk është kështu. Di nga afër, në miqësinë e tij, nëse gjendet një njeri që i ka dhënë para për votat, se nuk vë baste… ne nuk jemi mësuar me këto personazhe.

Ne nuk kemi të drejtë që ta akuzojmë dikë se e shiti apo e bleu. Tom Doshit i bihet në qafë, sidomos opozita, sepse nuk ka me çfarë të merret.