Frike nga protesta? Bordi merr vendimin e papritur per cmimin e naftes, ja sa d te kushtoje nga sot

1160
0

Bordi i  Transparencës në mbledhjen e sotme ka marrë sërish vendimin për uljen e naftës dhe benzinës duke lënë të pandryshuar çmimin e gazit. Bordi ka vendosur që çmimi i naftës të jetë 235 lekë për litër nga 243 lekë për litër, që u vendos në mbledhjen e djeshme të Bordit. Ndërsa benzina nga 229 lekë për litër ka shkuar në 227 lekë për litër.

Bordi i Transparencës në datë 7 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 235 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 223 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 227 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 215 ekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81  lekë/litri  dhe i shitjes me shumicë 69 Lekë /litri. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë”, njofton Bordi.