Frika nga vala e trete e Covid, ky shtet i BE mbyllet serisht

784
0

Duke nisur nga dita e shtunë, për të parandaluar valën e tretë të pandemisë së Covid-19, Belgjika do të mbyllet.

Autoritetet belge kanë vendosur që për 4 javë të mbyllin shkollat, dyqanet jo ushqimore dhe qendrat estetike.

Kryeministri i vendit, Alexander De Croo tha në një konferencë shtypi se varianti britanik i virusit është aktiv në Britani dhe ka shkaktuar dyfishim të numrit të të infektuarve. Belgjika është një nga 19 vendet e Bashkimit Europian që kanë pësuar rritje të infeksioneve.

Po përballemi me një valë të tretë. Ne do ta kalojmë, siç bëmë me të mëparshmet. Ishte një vendim i vështirë për t’u marrë, por nëse nuk do ta bënim pasojat do të ishin serioze”, tha Kryeministri De Croo.

Shkollat në vend do të mbyllen që nga dita e hënë dhe do ta hapen përsëri më 19 Prill. Grumbullimet e njerëzve do të reduktohen, nga 10 që është aktualisht në 4 persona. Megjithatë, qytetarët do të lejohen që të udhëtojnë nëpër qytete.

Situata duket të jetë shqetësuese në Bruksel. Më shumë se 22 mijë persona të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën në Belgjikë.