Skip to content

Frika nga Covid, Rama: Ja çfarë do i them Zahos para se ta çoj në shkollë

    Kreu i qeverisë, Edi Rama në takimin me mjekë dhe infermierë gjate dites se sotme në Spitalin e Infektivit foli dhe për hapjen e shkollave dhe tregoi se dhe djali i tij Zaho nis shkollen kete vit, si dhe tregoi keshillat qe do ti jape për t’u kujdesur nga Covid-19.

    “Ne do çojmë çunin tani në shkollë, dhe duke i thënë vi maskën, bëj kujdes, mos prek, kjo është e vështirë për ata se jemi mësuar që u themi fëmijëve, sillu mirë, jepi dorën, takoje, por tani duhet t’i themi komplet të kundërtën. Fëmijët janë më pak të rrezikuar, por ama janë transmetues,” tha Rama.

    Kryeministri u premtoi rritje të konsiderueshme pagash mjekëve dhe infermierëve që ndodhen në vijën e parë të luftës ndaj virusit.