Emisioni ‘Zone e lire’ transferohet në një tjetër televizion? Zbulohet ku do ta shohim së shpejti Arjan Canin

684
0

Emisioni “Zonë e lirë” s bashku me moderatorin Arjan Cani mesa duket se nuk e do e shohim më në TV Klan. Së fundmi po përflitet se Çani do të transferohet në një tjetër televizion. 

Sipas “Juda.al”, Arian Çani së bashku me stafin e emisionit “Zone e Lirë” priten të transferohen në televizionin ABC News, i cili prítet të kthehet nga një televizion informativ në të përgjithshëm.

Burime të afërta me gazetarin e njohur Arian Çani, kanë konfirmuar për “Juda.al” se emisioni i tij “Zonë e lirë” nuk do të transmetohet më pranë Tv Klan.

Hapësira e re televizive do të jetë ABC News, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, edhe pse thuhet se regjisori i cili punon me të, Ledio, ndodhet jashtë Shqipërisë për t’u përkujdesur për pajisjet e studiove të reja.