16.5 C
Tirana

FOTO/ Vijnë autobusët elektrikë, ja linja e parë e gjelbër në Tiranë

Date:

Share:

Projekti “Tirana Green City” ka nisur. Krahas nismës së guximshme për të mbjellë 2 milionë pemë deri në vitin 2030 dhe për të krijuar atë që do të quhet si Pylli Orbital, Bashkia e Tiranës ka vendosur që të nxisë një revolucion të vërtetë edhe në transportin e gjelbërt publik.

Në total janë tre drejtimet që po punohet: E para, ka të bëjë me shtimin e korsive të biçikletave dhe ardhjen në Mars të 4 mijë biçikletave në Tiranë, e dyta ka të bëjë me nxitjen e rinovimit të flotave të taksive në taksi elektrike, dhe e treta dhe më e rëndësishmja është transporti urban.

Ashtu siç edhe kishte premtuar kryebashkiaku Erion Veliaj, Tirana shumë shpejt do të ketë linjën e parë të transportit urban krejtësisht të gjelbër.

autobus-1

Këshilli Bashkiak që do të mblidhet me datë 31 janar do të diskutojë ndërmjet të tjerave edhe propozimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës krijimi i një linje të re transporti dhe që për shkak se do të jetë me autobusë elektrik do të emërtohet si “Linja e Gjelbër”.

Burime nga Bashkia e Tiranës kanë bërë të ditur se kjo linjë do ti ofrohet asaj kompanie që do mundësojë sjelljen në Tiranë të autobusëve elektrik. Këtë e ka bërë të ditur më parë edhe vet kryebashkiaku Veliaj, i cili ka theksuar se bashkia do të incentivojë të gjithë ata që do të sjellin mjete të transportit që janë miqësore me ambientin.

Linja e re sipas projektvendimit të paraqitur në Këshill Bashkiak do të përshkrojë itinerarin nga Pallatri me Shigjeta – Porcelan – Rruga e Dibrës – Stacioni i Trenit – Sheshi Shqiponja  dhe për të mbërritur sërisht te Pallati me Shigjeta

 (e.f/BalkanWeb)

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Plas sherri në urbanin e ‘Tiranës së Re’! Qytetari grushton e shkelmon faturinon (VIDEO)

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është raportuar të ketë ndodhur një ditë më parë në urbanin e linjës "Tirana e Re"...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...

“Kam edhe një surprizë të këndshme për ju” Çfarë po paralajmëron Rama nga Berlini..

Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës “Sy m’Sy” i është përgjigjur pyetjes së një komentuesi nëse e kalon oqeanin apo jo. Rama tha se nuk...

E turpshme, një qytetar filmohet duke grisur Kuranin pranë një xhamie (VIDEO)

Një incident i pazakontë raportohet se ka ndodhur në Prizren, ku një qytetar është filmuar nga kamerat e sigurisë duke grisur librin e shenjtë...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.