Njihet për stilin e veçantë, aktorja shqiptare: Unë i blej rrobat te ‘gabi’

903
0

Sapo sheh profilin e saj në “Instagram” kupton që ke të bësh me një vajzë që vishet me shije dhe ka shumë stil. Por siç duket Linda Jarani nuk shpenzon shumë për t’u dukur kështu pasi siç deklaron vetë ajo, rrobat i blen tek ‘gabi’.

E ftuar në “Lart e poshtë”, aktorja është shprehur se nuk e ka problem ta pranojë se blen tek gabi dhe se vetëm aty mund t’i gjejë rrobat që dëshiron.

“Ka dyqan apostafat për stilin ‘vintage’ ose ‘second hands’ (veshje të përdorura, të dorës së dytë). Qëkur kam qenë në balet duhet të bleja ‘body’ me ngjyra që mund t’i gjeja vetëm tek ‘gabi’, ka thënë Linda.