Foto/ Ngjarje e paprecedentë në Kuvend, ndodh për herë të parë në 27 vjet

647
0

Ndodh për herë të parë në 27 vjet që në Kuvendin e Shqipërisë mazhoranca të braktisë seancën, ndërsa deputetët e opozitës vazhdojnë të qëndrojnë në sallë.

Partia Demokratike ka publikuar foto nga salla, ku siç duket deputetët e opozitës vazhdojnë të jenë të ulur në karriget e tyre, ndërsa mbajnë fjalën me radhë në foltore.

Komunikimi me publikun vazhdon të jetë i drejtpërdrejtë mundësuar me lidhjet live në rrjetin social facebook, pasi regjia qendrore u ndërpre pasi kreu i Kuvendit e deklaroi seancën të mbyllur.

Pasi u largua mazhoranca, kanë vijuar fjalimet Sali Berisha, Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Gent Strazimiri, Endrit Braimllari etj.