Bota e muzikës në zi, humb jeten në aksident këngëtarja e famshme

557
0

Bota e muzikës është në zi pas ndarjes nga jeta të këngëtares së famshme, Paulina Calahorran.

Ajo humbi jetën në një aksident në Milano.

Këngëtarja ameriko-latine, ishte duke udhëtuar me makinën që drejtohej nga një mik i saj, teksa u përplasën me një tjetër automjet.

 

Calahorran humbi jetën në spital. Aksidenti në fjalë ndodhi në Viale Legioni Romane, në Milano.

Sipas deklaratës së policisë, makina e këngëtares u përplas me një Porsche, dhe nga aksidenti u dëmtuan edhe 7 automjete të parkuara.

Ishte e pamundur për ta mbajtur në jetë këngëtaren, për shkak të plagëve të marra, ndërsa shoferi, një 26-vjeçar, është në gjendje të rëndë shëndetësore. /k.k/noa.al/