Publikohen fotot e Rexhina Çelhakës dhe dy shtetaseve italiane, Ana Koskovila dhe Giulia Parimi që ndodheshin në fuoristradën që shkaktoi aksidentin në Qafë-Muzinë.
Ana Koskovila, ka publikuar disa orë përpara aksidentit të rëndë, një foto në rrjetin e saj social Instagram ku të tre vajzat kanë pozuar krah automjetit tip “Land Rover”.
Fotoja e tre të rejave është publikuar 22 orë para se të ndodhte ngjarja.
