Anulimi i udhëtimit drejt Italisë, arrestohen emigrantet qe protestuan në Durrës

137
0

Një njoftim nga Autoriteti Portual i Durrësit, se udhëtimet drejt Italisë 2 ditët e fundit do të anulohen për shkak të defekteve ka revoltuar udhëtarët të cilët janë ngritur në protestë.

Tre persona të cilët organizuar protestën e paligjshme, janë proceduar penalisht për “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

A. M., 50 vjeç, A. G.,52 vjeç, dhe Xh. D., 52 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, rreth orës 16:30, në lagjen nr.4, Durrës, pasi janë njoftuar se udhëtimi i tyre me traget ishte anuluar, kanë organizuar protestë në mënyrë të paligjshme, me pasagjerët e linjës, duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në rrugë.  

Ndërkohë nga ana tjetër policia e Durrësit, vijon hetimet për pronarët e kësaj linje udhëtimi, pasi nuk i kanë lajmëruar në kohë pasagjerët e tyre, për anulimin e udhëtimit.

Edhe gjatë ditës së sotme për shkak të defekteve, pasagjerët që janë rezervuar udhëtimin nuk do të mund të niset drejt Italisë ditën e sotme.