22 vjeçe me “Land Rover”, kjo është vajza qe i preu rrugën furgonit

359
0

22-vjeçarja Rexhina Çelhaka nuk mund ta kishte menduar se shpejtësia me të cilën po i jepte fuoristradës tip “Land Rover” do të shkaktonte pesë humbje jete në Qafë Muzinë në orën 15:30 të ditës së sotme.

Ajo konsiderohet nga policia si shkaktarja e aksidentit duke përplasur furgonin e drejtuar nga Bardhi Prodo, i cili më pas përfundoi në greminë.