Foshnja gjithmonë qante sapo takohej me dadon, nëna e tij vendos kamera të fshehura, shokohen nga ajo që shohin (VIDEO)

Një nënë habitej se si foshnja e saj tetëmuajshe gjithmonë qante sa herë që e takonte dadon, dhe kështu vendosi kamera të fshehta brenda apartamentit, por mbeti e shtangur kur pa se çfarë i bënte dadoja foshnjës.

Kamerat e fshehta kanë filmuar momentin kur djali i saj vazhdimisht goditet në fytyrë nga dadoja, e cila madje në një moment e kap për krahu dhe e përplas për tokë, transmeton Telegrafi.

Dadoja e identifikuar si Anastasia Zhelyabova, 31-vjeçe, tani po ballafaqohet me drejtësinë dhe nëse shpallet fajtore mund të përfundojë për 10 vite prapa grilave.

Nëna e djalit të vogël Elena Levendeeva, 26-vjeçe, kishte vërejtur se biri i saj fillonte të qante sa herë e takonte dadon, e cila për dy javë u përkujdes për të.

Kështu vendosi që tinëzisht t’i instalojë kamerat në apartament, dhe kur pa filmimet mbeti e shokuar me sjelljet e dados që godiste pamëshirshëm foshnjën e saj.

Sipas mediave ruse, dadoja ishte nervozuar me foshnjën pasi kishte refuzuar ta pi qumështin nga shishja.

- Advertisement -

E pabesueshme: Peshkatari Shpëtohet i Gjallë pas 94 Ditësh në Oqean, Mbijetoi me Buburreca dhe Ujë Shiu!

Një peshkatar 61-vjeçar nga Peruja, Máximo Napa, është shpëtuar i gjallë në ujërat ndërkombëtare pas 94 ditësh në det të hapur. Anija ekuadoriane që...

Tronditëse/ Shpëton pas 3 muajsh pengmarrje 27-vjeçarja, u torturua dhe përdhunua, 40 vjeçari në kërkim

Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Republikën Çeke, ku një 27-vjeçare raportohet se u mbajt peng dhe u përdhunua për 3 muaj. Sipas mediave të...

Histori si në filma! U hoq si vajzë amerikane, i huaji përndoqi 14-vjeçaren në Tiranë. Udhëtoi nga Finlanda dhe i trokiti në derën e...

Edhe lojërat online janë tashmë një vend shumë i pa sigurtë për fëmijët dhe kërkojnë një kontroll të vazhdueshëm nga prindërit. Një hetim i...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.