Fluturojne raste e reja me Covid19, cfare po ndodh

113
0

Është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1,236 qytetarë të infektuar nga 5,694 testime të kryera.

Po ashtu, gjatë këtij harku kohor është rritur dhe numri i viktimave. Sipas të dhënave të ministrisë këtë të mërkurë humbën jetën 4 qytetarë.

Viktimat janë shënuar një qytetar nga Elbasani 58 vjeç, dy qytetarë nga Vlora 73 dhe 83 vjeç,
një qytetar nga Tirana 76 vjeç.

Rastet e reja janë konstatuar  584 në Tiranë, 68 në Shkodër, 62 në Durrës, 59 në Elbasan, 45 Vlorë, 42 në Fier, 40 në Sarandë, 32 në Lushnje, 28 në Lezhë, 26 në Kamëz, 19 në Gjirokastër, 15 në Berat, 14 në Mallakastër, Korçë, 11 në Vorë, Mat, Pogradec, 10 në Vau i Dejës, Kurbin, Tepelenë, Skrapar, 9 në Përmet, 8 në Himarë, 7 në Kuçovë, Belsh, 6 në Dibër, Divjakë, Dimal, Peqin, Gramsh, 5 Pukë, 4 në Malësi e Madhe, Kukës, Patos, Këlcyrë, Prrenjas, 3 në Tropojë, Shijak, Krujë, Kavajë, Poliçan, 2 në Rrogozhinë, Delvinë, 1 në Has, Mirditë, Klos, Selenicë, Dropull, Memaliaj, Maliq, Kolonjë, Librazhd, Cërrik.

Në të gjithë vendin janë 7,952 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 107 pacientë, nga të cilët 15 anë në gjendje më të rënduar.  Ndërkohë, janë shëruar 329 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,077 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (05 Janar 2022)
Raste të reja ditore         1,236
Të shëruar në 24 orë       329
Të shtruar në spitale       107
Humbje jete në 24 orë    4
Testime ditore                 5,694

Testime totale              1,500,696
Raste pozitive                 213,257
Raste të shëruara           202,077
Raste Aktive                        7,952
Humbje jete                         3,228

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           3,761
Fier                 789
Durrës             708
Shkodër          531
Elbasan           509
Vlorë                494
Berat               312
Gjirokastër     260
Lezhë              228
Korçë               161
Dibër                124
Kukës               75