Skip to content

“Fluturojnë” infektimet në vendin tonë në 24 orët e fundit, njoftimi i ministrisë

    Rritje e ndjeshme e rasteve me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë.

    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 7,256 teste të kryera, 1054 kanë rezultuar pozitive. Fatkeqësisht tre qytetarë nuk ia kanë dalë të fitojnë betejën me koronaviusin.

    Personat që kanë humbur jetën janë një qytetare 78 vjeç nga Kavaja, një qytetare 79 vjeç nga Tirana dhe një qytetare 87 vjeç nga Vlora.

    E plotë nga MSH;

    Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

    Vaksinihuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

    Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

    Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

    Janë kryer 7,256 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1054 qytetarë, në këto bashki: 303 raste në Tiranë, 157 raste në Shkodër, 60 raste në Durrës, 47 raste në Vlorë, 42 raste në Lezhë, 38 raste në Kavajë, 31 raste në Kurbin, 26 raste në Lushnje, Elbasan, 24 raste në Korçë, 22 raste në Fier, Sarandë, 21 raste në Berat, 17 raste në Gjirokastër, 15 raste Malësi e Madhe, Krujë, 13 raste në Kamëz, Bulqizë, 12 raste në Rrogozhinë, Mat, 11 raste në Peqin, 10 raste në Kukës, 8 raste në Dibër, Divjakë, 7 raste në Himarë, Pogradec, Kuçovë, Prrenjas, 6 raste Vau i Dejës, Patos, Tepelenë, Cërrik, 5 raste në Memaliaj, Dimal, Librazhd, 4 raste në Has, Tropojë, Përmet, Gramsh, 3 raste në Shijak, Konispol, 2 raste në Mirditë, Vorë, 1 rast në Pukë, Fushë-Arrëz, Mallakastër, Selenicë, Këlcyrë, Devoll, Skrapar, Poliçan.

    Aktualisht janë 10,088 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

    Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 tre qytetare: Një qytetare 78 vjeç nga Kavaja, një qytetare 79 vjeç nga Tirana dhe një qytetare 87 vjeç nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

    Janë shëruar 469 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133,801 që nga fillimi i epidemisë.

    Statistika (31 Gusht 2021)

    Raste të reja ditore       1054 

    Të shëruar në 24 orë       469

    Të shtruar në spitale       96

    Humbje jete në 24 orë     3

    Testime ditore                 7,256

    Testime totale            1,047,380

    Raste pozitive             146,387

    Raste të shëruara         133,801

    Raste Aktive                    10,088

    Humbje jete                     2,498

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë             3,638

    Shkodër          1,789

    Vlorë               908

    Durrës             778

    Fier                  695

    Lezhë              567

    Elbasan           497

    Berat               352

    Gjirokastër       281

    Korçë               254

    Dibër                 169

    Kukës              160