Ndahen nga jeta 2 pedagoge dhe 1 student, rektori i Universitetit jep lajmin e trishte

421
0

Humbi jetën nga COVID 2 pedagoge dhe një student në Tiranë. Lajmi është komunikuar nga rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule.

”Në Fakultetin e Ekonomisë kanë humbur jetën dy profesoresha dhe një student për shkak të Covid-19.

U kemi bërë thirrje studentëve që të vaksinohen, u kemi dërguar mesazhe dhe i kemi kontaktuar përmes emaileve.

Po presim që gjate shtatorit të jemi në kontakt, që të shfrytëzojnë muajt e hapur qe shërbimi mjekesore ka vënë në dispozicion për të bërë vaksinën.

Nuk kemi statistika se sa studenta nuk e kane bere vaksinën. Po të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe maturantët.

Kam bindjen që ata e mirekuptojne dhe e dinë që vaksinimi është per të mirën e tyre dhe të të afërmve të tyre.”