Fluks në Portin e Vlorës, udhëtarë te bllokuar u kërkohet edhe tamponi edhe..(Video)

115
0

Mbrëmjen e sotme është vënë re një fluks udhëtarësh që prisnin të niseshin për në Itali nga Porti i Vlorës, ku ka pasur vonesa të shumta për shkak të orareve të nisjes së trageteve, por mbi të gjitha masat anti-Covid që po zbatohen.

Qytetarët ankohen se janë të vaksinuar me Johnsson & Johnsson ose Pfizer, por përsëri ju kërkohet bërja e tamponit, që sipas tyre është një kërkesë e kote e shtetit shqiptar dhe jo atij italian.

Ankesat e qytetarëve:

Qytetarja 1: Kam bërë vaksinën Moderna në Itali. Kam bërë dy vaksina në Itali. Ma bënë tamponin në Shqpëri. Ma bone, ishte i detyrueshëm, ma bone. Pagova 50 euro, bashkë me djalin. Ça të bëjmë Shqipëria kështu është.  Tamponet i duan këta këtu. Italia më bëri dy dhe u quajtën kur hyra në Brindisi. Për të hyrë në Brindisi tani duhet tamponi.

Qytetari 2: Banoj në Firence. Kemi bërë të dyja dozat andej. Kemi certifikatë. Paguam 20 mijë lekë, sepse këta kërkojnë tamponë. Ne e bëmë tamponin se na thanë këta këtu, me ligjet që ka shteti jonë këtu. Ne jemi me rregulla, ça të na thojnë do të bëjmë.

Qytetarja 3: Me vaksinë dhe tampon. Kam bërë Pfizerin. I pagoi djali paratë për tamponin edhe pse jemi të vaksinuar. Jemi lodhur se kemi gjithë ditën që presim.

Situatën e ka ndjekur nga afër edhe gazetarja e Fax News, Afrovita Hysaj , e cila  tha se pavarësisht se shteti italain njeh vetëm vaksinat e certifikuara nga EMA dhe jo vaksinën kineze me të cilën janë vaksinuar shumica e shqiptarëve, përsëri qytetarëve po ju kërkohet në Shqipëri që të bëjnë edhe tamponin.

“Jemi vendosur në portin e Vlorës, në terminalin e portit ku po përgatitet itinerari i tragetit Vlorë-Brindisi. Do të përmendja se me ikjen e gushtit ka një fluks të shtuar të qytetarëve që kërkojnë të largohen. Shumica janë turistë por edhe emigrantë. Po punohet me kapacitet të plotë në Port.

Ajo çka nuk shkon te fluksi i krijuar është orari i nisjes së tragetit. Në orën 4 të pasdites kanë mbëriritur qytetarët dhe vazhdojnë të presin. Fluksi i madh shkaktohet edhe nga masata anti-Covid. Ajo që është shqetësuese për pasagjerët është kërkesa për vaksinim dhe tampon. Ministria e Jashtme njoftoi se shteti italian njeh vetem vaksinat e certifikuara nga EMA. Të tjerat shteti italian nuk i njeh.

Qytetarëve ju është kërkuar të kenë me vete certifikatën e vaksinimit dhe tamponit. Ajo që është e paqartë për qytetarët është përse duhet tamponi për ata që janë vaksinuar me vaksina që i njeh shteti italian. Një tjetër shqetësim është vaksinimi me vaksinën kineze që shteti italian nuk i njeh, për të cilat Italia kërkon tamponin”, raportoi gazetarja Hysaj.