Flori tha «TË DUA» dhe të gjithëve u shkoi mendja tek…

556
0

Këngëtari Flori Mumajesi është shpallur fitues i edicionit të 20-të të ”Kënga Magjike” me këngën “Plas”. Ai u votua nga vetë artistët pjesëmarrës si më i miri i këtij jubileu, që mblodhi emrat më të njohur të muzikës shqiptare. 

Mbrëmja ka qenë tejet emocionuese në “Pallatin e Kongreseve”, ndërkohë që gara mes artistëve big dhe atyre të rinj ka qenë shumë e vështirë. 

“Tani është ai momenti kur vërtetë të plas shpirti, fillon dridhesh. Çfarë do thuash një gjë të mençur? Unë do them atë që ndjej, dedikuar muzikës, me ju përkrah që keni qenë mbështetje shumë e madhe. Përfshirja juaj në këtë këngë ma ka bërë jetën edhe më të lumtur, si në ëndërr. Dhe po iu them edhe një gjë, nëse nesër nuk merrem më me muzikë, nuk kam peng asgjë. E kam shijuar shumë. Faleminderit nga zemra dhe ua dedikoj ju këtë këngë”, tha këngëtari pasi fitoi çmimin e madh. Ai u shpreh gjithashtu se kishte një dedikim për dashurinë e tij më të madhe. Dhe ndoshta publiku me ankth po priste që ai të bënte një dedikim për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën, por nuk ndodhi kështu. Me sa duket, dashuria më e madhe e Florit është e ëma. “Të dua mam”, -përfundoi ai dhe i gjithë publiku u emocionua.