Brenda festës përrallore të Coco Antonel, vogëlushja e Inis Gjonit feston 7-vjetorin si vajzat e rritura

845
0

Motrat Gjoni janë njohur gjithmonë për jetën e tyre prej princeshash dhe të njëjtën gjë po trashëgojnë edhe tek fëmijët e tyre, sidomos Inisi që ka sjellë në jetë një vajzë, së cilës nga natyra i takon të përkëdhelet më shumë.Ajo poston vazhdimisht në rrjete sociale foto dhe video nga e vogla Coco Antonel, ku bien në sy veshjet e saj të bukura e shumë të kushtueshme dhe shumicën e rasteve ato vishen edhe njësoj me njëra-tjetrën. Madje e vogla e shoqëron mamin edhe për shopping apo në qendrat e trajtimeve estetike. Ditën e djeshme, bukuroshja Coco Antonel ka festuar sot datëlindjen dhe ashtu siç mund e imagjinonim, mami Inisi është kujdesur të organizojë një festë speciale për të voglën e saj. Ka qenë teze Ingriti që ka zbuluar e para pamjet nga datëlindja e Coco-së, kurse më pak vonë ka zbuluar çdo gjë vetë Inisi. Bukuroshja e familjes, tashmë 7 vjeç, ka festuar bashkë me shoqet e saj të ngushta në një qendër estetike (SPA) ku mbizotërojnë  ngjyra rozë dhe ajo gold, kurse një pjesë të dekorit e ka realizuar mamaja e Ana Likës, Ilda Gjoni. Fëmijët kanë veshur “robe de chambre”për t’ju përshtatur festës. Ata i kanë uruar ditëlindjen shoqes së tyre dhe më pas janë futur në ujë për të festuar. Për më tepër ndiqni videon

Credit Inis Gjoni