Pas një kohe të gjatë larg lajmeve, rrjeteve sociale dhe fansave të tij, më në fund këngëtari Flori Mumajesi është rikthyer. Ai jo vetëm që na dhuroi dy këngë të reja por tani na bën pjesë dhe të ditëve të tij. Ditën e sotme, u konfirmua se këngëtari Flori Mumajesi është pjesë e finales së festivalit. E ndërsa të gjithë mund ta kenë festuar jashtë këtë lajm, kantautori zgjodhi të kthehet në shtëpi.
Përmes një postimi në profilin e tij në “Instagram”, ai zbulon edhe “bukuroshen” që e pret plot me mall sapo Flori hap derën. Këngëtari na prezantoi me qenushen e tij, të cilën e përkëdhel me shumë dashuri, madje e ka pagëzuar me pseudonomin “mace”.