Flori na befasoi me fejesen pasi ajo e la për biznesmenin miliarder, reagimi i Elvana Gjatës..

776
0

Kantautori Flori Mumajesi është fejuar. Lajmin ai e ka dhënë papritur përmes rrjete sociale.

Flori dje publikoi një foto në Instagram ku shfaqet duke kapur dorën e një femre misterioze, e cila mban në dorë një unazë fejese dhe këtë foto Flori e ka shoqëruar me emojin e zemrës, shkruan ShkodraNews.

E kaq ka mjaftuar dhe fansat kanë mbetur me gojën hapur nga ky lajm.

Ndërkohë që Flori është fejuar e konfirmojnë edhe miqtë e tij. Bes Kallaku i komenton: “Për hajër lok”.

Pra Flori i ka dhënë fund beqarisë. E pas këtij postimi urimet në drejtim të tij kanë qenë të shumta.

Por si ka reaguar Elvana Gjata? Këngëtarja, e cila u përfol për një lidhje me Florin vite më parë, mesa duket ka zgjedhur të heshtë. Asnjë reagim nga ana e saj për Florin. Në rrjete sociale Elvana ka publikuar foto nga një darkë me miqtë e saj, Amin dhe Ermalin.

Kurse Albi Nako e shfaq Elvanën në qiellin e shtatë pas koncertit në Prishtinë,
Tani mbetet vetëm për t’u zbuluar se kush është e fejuara e Florit. Flori kohët e fundit është përfolur se është në një lidhje me moderatoren nga Kosova, Liberta Spahiun