E pagoi hotelin sa qimet e kokës, vajza shokohet kur sheh poshtë në dysheme

478
0

Çfarë do prisnit nëse do paguanit një hotel për 226 dollarë natën? Sigurisht kushte perfekte.

Mirëpo Hayley Johnsen, një make-up artiste, e cila kishte shkuar me pushime në Kaliforni me të dashurin është shokuar teksa kishte shkuar në banjo për të bërë një dush në vaskë.

Hayley ishte zhytur në vaskë kur vuri re se në dysheme kishte krimba të bardhë gjithandej dhe e alarmuar njoftoi të dashurin e saj.

Çifti u vesh dhe dolën nga dhoma për t’u ankuar dhe për të marrë një dhomë tjetër ose rimbursim.

Por gjithçka u refuzua nga menaxheri i hotelit dhe më pas Hayley thirri policinë duke mos ditur se ku të ankohej.

As ardhja e policisë nuk e bindi dot hotelin që të jepte një dëmshpërblim për çiftin, por fuqia e Twittter-ti mundi, pasi Hayley postoi foto në rrjetin social dhe kërkoi mendimin e fansave.

Pasi mijëra përdorues të rrjeteve sociale i janë sulur hotelit me komente negative në emër të Hayleyt, hoteli kërkoi falje dhe ka pranuar t’i japë një dëmshpërblim çiftit.