Flet Pipero: Ja kur do të lehtësohen masat nga Komiteti Teknik: Imuniteti i tufës arrin 70% në muajin…

1260
0

Pandemia e koronavirusit, karantina, hapja totale apo edhe imuniteti i tufës janë temat kryesore në pothuajse te gjithe vendet e botes.

Në një intervistë në Ora News, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero u shpreh se një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve e kanë kaluar tashmë virusin dhe e kanë fituar imunitetin.

Sipas Piperos, jemi në fushatë elektorale dhe shohim se kemi një shkelje të masave, sërish mendoj se komiteti do të marrë shumë shpejt masa lehtësuese lidhur me orën policore ose për masa të tjera.

Pipero: Intensiteti i sëmundjes ka rënë. Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve e kanë kaluar tashmë virusin dhe e kanë fituar imunitetin. Për mua respektimi i masave lë për të dëshiruar dhe nuk është optimal. Po ashtu edhe vaksinimi po vazhdon mirë.

Të gjithë këto faktorë kanë ndikuar në uljen e transmetueshmërisë dhe shtrimeve në spital dhe për rrjedhojë humbjet e jetës. Mendoj se Komiteti Teknik do të mblidhet dhe mendoj se do të kemi një lehtësim të masave të mëtejshme, edhe pse kemi masa më të lehta krahasuar me vendet e tjera.

Mendoj se komiteti do të marrë shumë shpejt masa lehtësuese lidhur me orën policore ose për masa të tjera. Ka studime të bëra në vend dhe besoj se studimi i tyre i përafrohet realitet në vend. Unë besoj se vendi është në 30-40% në imunitet kolektiv.

Por që të kemi një imunitet optimal duhet që së paku të kemi një imunitet mbi 70%, domethënë imuniteti natyral dhe ai artificial përmes vaksinave. Unë besoj se me ritmin e vaksinave, do të realizohet ky qëllim i imunizimit mbi 7-% deri në qershor.

Është e rëndësishme që të arrihet ky imunitet i madh që të ulët transmetueshmëria dhe numri i rasteve të sëmura dhe i atyre që kërkojnë ndihmë  spitalore, dhe për pasojë i personave që vdesin. Prandaj do të na duhet që të vazhdojmë të respektojmë masat parandaluese.

Imunizimi dhe masat do të jenë ato që të na bëjnë që të shkojmë te eliminimi i këtij virusi. Lidhur me vaksinat, para se të flasin specialistët, kanë folur politikanët. Prandaj do të duhej që të në fillim të flisnin specialistët e fushës.