Forbes: Këto janë fakultetet që i bëjnë të diplomuarit milionerë

235
0

Sipas disa studimeve, në mesin e fakulteteve që më së shpejti mund të pasurohen është fakulteti i  Inxhinierisë Mekanike dhe Elektronike.

Studimet gjithashtu tregojnë se 2/3 e 100 personave më të pasur në botë nuk kanë fare diploma.

Sipas analizës së “Forbesit” për 100 personat më të pasur në botë, veç arsimimit të tyre, të diplomuarit e fakultetit të mekanikes dhe elektronikës janë më të pasurit.

Më shumë se 1/5 (22%) nga personat më të pasur në botë e kanë mbaruar këtë fakultet.

Ndërkaq në mesin e personave me këtë diplomë ka dy herë më shumë miliarderë se sa ata me fakultetin e ekonomisë, të cilët janë të dytit në listë.

20% nga milionerët kanë mbaruar ekonomi, ndërkaq 9% nga personat më të pasur kanë mbaruar ndonjë fakultet të artit.

Vetëm 4% e personave të cilët gjenden në listën e 100 më të pasurve kanë mbaruar matematikë dhe shkenca natyrore.

Megjithatë, hulumtimet tregojnë se fakulteti nuk është i domosdoshëm për të arritur sukses: 2/3 e personave më të pasur fare nuk kanë diplomë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.