Flet per here te pare gruaja e Pëllumb Metës: Ushtronte dhune, ja pse nuk e denonconim..

12846
0

Gruaja e Pëllumb Metës, 50-vjeçarit i cili u vra dhe u gropos nga fëmijët e tij, ka dhënë në intervistë ekskluzive për emisionin Review në Euronews Albania.

Ajo deklaroi se bashkëshorti i ndjerë ishte shumë agresiv dhe i kishte kërcënuar me jetë si fëmijët dhe atë vetë.

Ajo tha se dhuna fizike dhe psikologjike shkaktoi ngjarjen e tmerrshme ku fëmijët organizuan plan të vrisnin babain e tyre.

“Së pari dua t’ju them që jam shumë e rënduar nga pikëpamja psikologjike.

Ka ndodhur një gjë shumë shumë e tmerrshme, është diçka që ka ardhur si pasojë e një dhune qoftë fizike dhe psikologjike. Ka qenë njeri shumë agresiv, kërcënime për jetën si mua dhe fëmijëve të mi. Unë dija vetëm që dhuna në familjen time ka qenë e pranishme vahzdimisht si për mua dhe për fëmijët e mi”, tha ajo.

Bashkëshortja e 50-vjeçarit tha se nuk ishte në dijeni të ngjarjes dhe në momentin kur ndodhi vrasje ndodhej në arë duke mbjellur jonxhë.

Ajo tha se kur u kthye nuk u shqetësua nga mungesa e bashkëshortit, pasi ai punonte roje dhe mungonte natën në banesë.

Ajo tregoi se nuk e kemi denoncuar sepse e kishin frike si ajo ashtu dhe femijet..

“Unë do të them atë që unë di. Unë kam qenë në shtëpi pasi punoj me bujqësi. Ditën e shtunë jam marrë me mbjelljen e jonxhës në periudhën që ndodhi ngjarja. Në drekë kam dalë nga shtëpia. Kur jam kthyer fëmijët nuk më kanë treguar. Jam në gjendje shumë të rënduar. Unë nuk u shqetësova atë ditë pasi im shoq punonte roje dhe herë vinte në orar, herë jo. Bënte lëvizje vazhdimisht, nuk kishte një orar specific, mund të mos vinte dhe dy ditë rresht, mund të vinte në mëngjes, ose në 12 të drekës, pasi natën ishte në punë”, tha ajo.