‘Flet gomarllëqe..’, Bino e ftoi te Infektivi për të investiguar, Cako pranon ftesen, ja pergjigja e tij

475
0

Ditën e shtune shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino, ka reaguar ashpër ndaj një deklarate që ka bërë konspiracionisti Alfred Cako, i cili tha se të sëmurët në QSUT infektohen qëllimisht.

Bino me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shpërthyer ndaj Cakos, duke i thënë që të shkojë vetë te Infektivi dhe të investigojë.

Ndërsa ky i fundit e ka pranuar ‘sfidën’. Me anë të një postimi një ‘Facebook’ ka publikuar një mesazh që i ka çuar Binos, teksa i shkruan se e pranon sfidën dhe se do të shkojë tek Infektivi me një mjek dhe pa masa mbrojtëse për të investiguar.

“Sfida publike! Jam dakord të vij pas sfidës tuaj publike të vij e të investigoj të vërtetën tek Infektivi megjithë mjekun Andi Nikolla të lëvizjes No Vax Albania. Mund të vijmë pa maska te pavioni i CV19 dhe do intervistojmë të sëmurët. Më ktheni përgjigje.” i shkruan Cako, Silva Binos.