Flet çifti: Pronarët kërkuan të paguanim për 3 netë por kushtet ishin..

466
0

Cifti i bashkëshortëve i cili u perplas me pronaren e hotelit në Livadh të Himarës ku kishin prenotuar për të kaluar fundjavën, tregoi se kishin rezervuar përmes Instagramit për dy netë në një vilë në hyrje të fshatit, por në përfundim të qëndrimit pronarët kanë kërkuar të paguajnë edhe për një natë më shumë.

“Arsyeja e largimit nga vila ishte sepse 2 nete kishim rezervuar, gjithashtu nuk përmbushte kushtet për të cilat ishin ofruar dhe reklamuar”  sqaron denoncuesja me iniciale A.M.

Sapo kanë lënë hotelin ata kanë hasur në rezistencën e pronarëve, të cilët tentuan t`i pengojnë të

E gjithë ngjarja ka ndodhur në prani të fëmijës 5 vjeç të çiftit.

“Në dalje të rrugës së Livadhit, në dishezën kryesore të Himarës, jemi su lmuar nga një zonjë dhe 2 meshkuj, të cilët hapën portat, s ulmuan mjetin dhe thane se kanë ar më” tregon denoncuesja për Ora News.

Edhe pse u njoftua për t`i dhënë zgjidhje ngjarjes që mund të kishte përfunduar me pasoja çifti i bashkëshortëve thotë se policia nuk mbërriti kurrë në Livadh.

Tashmë çështja ka shkuar në polici, aty ku kanë depozituar kallëzim jo vetëm pushuesit por edhe pronarët e vilës.