Flakët gjigante shkrumbojnë ndërtesën 15-katëshe në Milano

117
0

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në një ndërtesë 15-katëshe në periferi të Milanos, në të cilën jetonin 70 familje.

Në vendngjarje kanë mbërritu ambulancat dhe zjarrfikësit, të cilët po përpiqen të evakuuojnë njerëzit që ndodheshin në ndërtesë si dhe po kërkojnë nëse ka persona të bllokuar nga flakët.

Deri tani 20 persona janë paraqitur në urgjencë, por të gjithë ishin jashtë rrezikut për jetën. Duket se zjarri është përhapur nga kati i fundit. Shkaqet janë ende të paqarta.