Fjorentina Halili: Big Brother: Më shkatërroi jetën

2404
0

Ajo ka qenë një nga personazhet më të përfolur në shtëpinë e “Big Brother Albania”, e cila më shumë komentohej dhe për lidhjen e saj me banorin tjetër brenda shtëpisë, Olsin.

Fjorentina Halili u dashurua me të vërtetë me Olsin dhe pse bashkë kishin hyrë si çift për lojë.

Pasi çifti doli nga shtëpia, nisën problemet. Vetëm dashuria e Fjorëntinës nuk mjaftoi dhe lidhjes së tyre i erdhi fundi.

Ajo tashmë ka krijuar një lidhje të re.

Së fundmi në një nga pyetjet në Instastory, fansat e pyesin për eksperiencën e saj në Big Brother.

Ndjekësi: “ A mendon që “Big Brother’’  ishte një mundësi që të arrije këtu ku je?”

Fjorentina: “Mendoj se Big-u më ka shkatërruar jetën”.