‘Më iku truri, por kë të shaja’ I ndërtojnë para pallatit, vajza e Gramoz Ruçit akuza Bashkisë së Tiranës

666
0

Vajza e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit, me anë të një postimi në ‘Facebook’ akuzon Bashkinë e Tiranës se po lejon ndërtimin e një shtese restoranti në hyrje të pallatit ku ajo banon, me argumentin se hapësira është pjesë e përbashkët e të gjithë banorëve të pallatit.

“Subjekti ngre skelat gjigande direkt 5 ditë pas dhënies së lejes, firma e ndërtimit që na e ka fut sa krahu i ka dhënë deklaratë pëlqimi, mgjse gjithë pallati është shitur 100% dhe konsenti duhet të ishte nga në banorët e saj dhe jo nga ndërtuesi qe i ka shitur dyqanin, por pune e madhe”, -shkruan ajo, duke edhe disa foto për ilustruar ndërtimin në fjalë.

Ankesën e mbyll me ironinë se nuk mund të ankohet, pasi ajo vetë ka votuar për këtë administratë, dhe i mbetet vetëm të mbajë erën..