Fituesit e Lotarisë Amerikane në Shqipëri, del shifra surprizë

3386
0

Në jo pak raste, thuajse shumë prej nesh, kanë shtruar pyetjen: Sa shqiptarë fitojnë Lotarinë Amerikane në vit? Përgjigjen e jep Departamentit i Shtetit duke botuar në faqen e tij të buletinit të vizave numrin e Lotarisë për Resident të Përhershëm që i përket çdo vendi për programin DVD 2020.

Për vitin e ardhshëm, nga Shqipëria do të pranohen në programin e Lotarisë Amerikane 3603 aplikantë. Shqipëria renditet e dyta në Europë për nga numri më i madh i vizave për Resident të Përhershëm, pas Rusisë me 5118 vende. Mesa duket kjo shpjegon edhe faktin se pse vit pas viti shqiptarët po aplikojnë masivisht për Lotarinë Amerikane duke e parë gjithnjë e më shumë kontinentin përtej Atlantikut si vendin e shpresës.

E treta renditet Ukraina me 3113 vende dhe pas saj Turqia me 2709 vende. Nga Kosova pranohen vetëm 260 aplikime. Ndërsa nga vendet e tjera të rajonit Maqedonia e Veriut ka 249 fitues, Serbia 210, Greqia 48 dhe Mali i Zi me vetëm 35 aplikantë të cilët fitojnë të drejtën e kualifikimit në programin e Lotarisë Amerikane.

4 vendet e para

Rusia me 5118 vende
Shqiperia me 3603 vende
Ukraine 3113 vende
Turqia 2709 vende